Www.Danche.Tk  
 
  Intersante 08/07/2025 4:10pm (UTC)
   
 

Letra që udhëtoi për 22 vjet nga Oregon në New Jersey


Një grua nga Oregoni përfundimisht e ka marrë ftesën për të shkuar në diplomimin e nipit të saj, por mund të vonohet pak - diplomimi ka ndodhur në vitin 1987. Theresa Schlossarek, e gjeti ftesën në kutinë e saj postare javën e kaluar. Zarfi që ishte i hapur mbante datën 2 qershor 1987, nga Toms River, New Jersey, ku jeton vëllai i saj, Hermann Ilnseher.Ai tha se mos-përgjigja e motrës ishte vërejtur, por nuk ishte bërë e madhe. "Menduam se nuk mundi të vijë, sepse jeton larg", tha Hermann. Peter Hass, zëdhënës i Postës amerikane në distriktin e Portlandit, tha se voneda ishte e pazakonshme dhe për t'u ardhur keq. Ndërkohë, nipi që po përfundonte shkollën, Michael Ilnseher, tash asistent kryesor në një shkollë të mesme në Atlanta, tha se nuk i kujtohej që halla e tij nuk e kishte marrë ftesën. "Nuk ma ka marrë mendja se dicka mund të humbë thjesht ashtu për 22 vjet", ka thënë ai.

I harron 10 mijë euro në toalet public


Një biznismen gjerman i ka humbur më shumë se 10 mijë euro, që i mbante në një çantë plastike, pasi që e harroi atë në një toalet pulik, njoftuan autoritetet e këtij vendi. Policia në Hesse tha se biznismeni i mori paratë me vete, teksa ndaloi për të shfytëzuar toaletin në një autostradë në afërsi të Haiger, në perëndim të Gjermanisë. Më pas ai e kishte vazhduar rrugën. Një zëdhënës i policisë tha se nuk e kishte të qartë pse biznismenit i'u desht më shumë se gjysmë orë për ta lajmëruar humbjen, kohë pas së cilës paratë ishin zhdukur.

 

Flokët artificiale i'a ndalin "plumbin e dashurisë"


Përvec kokëdhembjes, një femër në Kansas City ka shpëtuar e palënduar pasi që një plumbi i drejtuar kah ajo, është ndalur në flokët e saj artificiale. Policia njoftoi se një 20 vjeçare ishte në një parking të një supermarketi kur një person e rrëzoi për tokë dhe i tha se ish i dashuri i saj e donte akoma. Ajo i'u përgjigj: "Epo, unë nuk e dua", dhe më pas dëgjoi të shtëna. Kur shikoi prapa e pa ish- të dashurin duke gjuajtur në drejtim të saj. Plumbi i'u ndal në flokët artificiale. Ajo arriti të ikë dhe e thirri policinë. Viktima sapo kishte përfunduar një lidhje 8-muajshe me të dyshuarin, i cili u arrestua.

 

Minjtë pushtojnë Gjykatën e Floridës


Ka kaq shumë minj në Gjykatën e Floridas, sa ata kanë nisur të bien nga tavani. Një gjykatës e quajti këtë invadim. Punëtorët thonë se i kontrollojnë çantat e tyre, sa herë që dalin nga gjykata. Edhe avkokatët në gjykatë thonë se minjtë i sheh në të gjitha anët: nëpër koridore, ata hanë dokumentete ligjore dhe gërvishin muret. Javën e kaluar, një mi ka shtëtitur në dhomën e gjykatës teksa mbahej një seancë për vjedhje. Mirëmbajtësi i gjykatës ka thënë të ketë vënë shumë kurtha në ndërtesë, por si duket minjtë nuk po përfundojnë në to.
 

Arrestohet për vjedhjen që e raportoi vetë


Nuk është dashur të kërkohet gjatë për të gjetur hajnin që vodhi teknikë për ngrohje e ajër të kondiciounar në vlerë prej mijëra dollarësh. Hajni ishte brenda vetë dyqanit. Një burrë 44-vjeçar, që është menaxher i një dyqani, ka përfituar 203.000 dollarë nga pajisjet që duhej shitur. Dhe, vetë menaxheri raportoi në polici duke thënë se i mungonin shumë pajise të dyqanit. Hetimet çuan në përfundim se ishte vetë menaxheri që duke përdorur kodin e alarmit të sigurisë, hynte pas orarit të punës, për të vjedhur paisjet. Ai pranoi më vonë se i kishte shitur pajisjet, dhe deri më tash kishte marrë 50.000 dollarë kesh.

I bien pantollonat duke ikur


Autoritetet në Florida e kanë zënë një hajn të zhveshur, në përpjekje për të ikur nga vendi i ngjarjes. Policia iu përgjigj një thirrje për vjedhje në një supermarket dhe kur mbërritën e panë një 37-vjeçar të ikte duke mbajtur në krah shumë pako cigaresh. Kishte dashur të vjedhë kaq shumë, dhe duke mbajtur cigaret nuk mundi të mbajë pantollonat, të cilat i ranë para se të mbërrinte në parking. Ai u akuzua për aktivitet criminal, vjedhje, hyrje me forcë dhe posedim droge.

Gjen dhëmbë në kuletën e re

Një myshteri i Walmartit u ka thënë shitësve se ai ka gjetur 10 dhëmbë njeriu në një kuletë të re që e kishte blerë në këtë dyqan. Policia tha se personi i gjeti dhëmbët pasi e mori kuletën në shtëpi, njëri prej të cilëve kishte mbushje. Myshteriu e ktheu kuletën bashkë me dhëmbë tek punëtorët, por e la dyqanin pa e dhënë emrin e tij. Policia tha se dhëmbët i takonin një të rrituri, por meqë nuk kishte gjak në ta, nuk mund të bëhej testi i AND-së. Një zëdhënëse e Walmart, tha se ky ishte një incident i izoluar, porse do ta hetonte.
 

E vjedh lap-topin për t’u kyçur në Facebook

Një 19 vjeçar është inatosur kur i është thënë se nuk mund ta përdorë llap-topin e një klienti në Strabucks, për t’u kyçur në Facebook. Sipas policisë, i riu e ka rrëmbyer llap-topin e mysafirit të kafesë dhe ka ikur me të, jashtë qendrës tregtare. Dy persona që gjendeshin në parking e kanë ndalur këtë person, derisa nuk ka mbërritur një roje e qendrës tregtare. Viktimës i është kthyer llap-topi, kurse personi tjetër është akuzuar për vjedhje.

E mbyll veten në makinën që po e vidhte

Një hajn në Australi ka ngecur në makinën që ka dashur t’a vjedhë. Policia në Adelaide ishte thirrur nga një shtëpi, pasi që kishin dëgjuar dy hajna duke vjedhur një makinë. Me të arritur policia, u habit kur gjeti një 53-vjeçar që fshihej brenda makinës. “Pasi kishte arritur të hynë në veturë, ai pa dashje e kishte mbyllur veten brenda”, ka thënë policia, duke pohuar se e kishte gjetur hajnin tjetër në afërësi, duke u fshehur në shkurre.

 

Mision i mundshëm -50 punë në 50 shtete amerikane!

Teksa shumë njerëz kanë vështirësi të gjejnë një punë , Daniel Seddiqui po bëhet gati për 50 punë – dhe atë nga një në secilin shtet të Amerikës. Secila punë simbolizon industritë më të famshme të shteteve amerikane, dhe secila zgjat nga një javë – të mjaftueshme për Danielin që t’a vlerësojnë punën dhe t’a eksplorojë rajonin. Në Ëyoming ka punuar në park, fermet në Nebraska dhe koordinator dasmash në Las Vegas. Në javën e 23 të sagës së tij, ai ka qenë djath-bërës në Ëisconsin. “Ka qenë mjaft vështirë. Gjithçka bëhet me dorë, prandaj është mjaft vështirë”, ka thënë ai. Daniel është i lumtur që do të udhëtojë në krejt Amerikën, për të mësuar kulturat e shteteve të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Ora

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free