Www.Danche.Tk  
 
  VIP 08/05/2025 8:41am (UTC)
   
 

Cheryl Cole, femra më seksi për 2009

Këngëtarja britanike e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole është shpallur femra më seksi e vitit 2009. Vlerësimi është bërë nga 10 milionë lexuesit e revistës FHM nga e gjithë bota.

25-vjeçarja ka lënë pas fituesen e vjetshme, aktoren Megan Fox. Në vendin e tretë u rendit aktorja Jessica Alba, pasuar nga Britney Spears, Keeley Hazell, Adriana Lima, Elisha Cuthbert, Kristen Kreuk, Anna Friel dhe Freida Pinto.

Cole, që këtë muaj u vlerësua edhe nga revista “Glamour” si femra që vishet me bukur, në renditjen e vjetshme të sondazhit ndodhej në vendin e shtatë.

Korab Shaqiri promovon albumin e parë

Këngëtari dhe kompozitori i ri, Korab Shaqiri, i cili shumë shpejt ka rrëmbyer zemrat e fansave të muzikës shqipe, ka bërë të ditur për Kosovapress se të enjten do të promovojë albumin e parë të tij, i cili do të ketë edhe një video-klip.

Korabi tha se albumin e tij do ta promovojë të enjten në ora 20.00 në Hotel “Viktoria” dhe janë të ftuar të gjithë ata që e duan.

Po ashtu, Korabi njoftoi se këtij albumi do t’ia bashkëngjisë edhe video-klipin e këngës ”Të kamë gjetur”, këngë e parë në album, titull ky që ka edhe vetë albumi.

Vide-klipi i ri është realizuar nga shtëpia filmike “VideoArt”.

Albumi do t’i ketë tetë këngë të zhanreve të ndryshme. Në album gjashtë tekste i ka shkruar babi i Korabit, Ilir Sahqiri, një tekst Ilir Kabashi dhe një tekst është i Korabit.

Disa nga orkestrimet e këngëve i ka bërë Xhevdet Gashi. Disa i ka bërë Korabi, kurse gati në të gjitha këngët muzika është e Korabit në përjashtim të një balade, ku muzika është e Ilirit. Po ashtu, edhe te kënga “Banesa e vogël”, muzikën e kanë bërë Korabi bashkë me Xhevdetin./L.Gashi/

Rihanna, koncert në Dubai më 28 maj

Pop-stari nga Barbadosi, Rihanna i është kthyer punës pas incidentit të dy muajve më parë me të dashurin Chris Brown.

Këngëtarja 21 vjeçare do të zhvillojë një koncert në Dubai, më 28 maj, ndërkohë që ditëve të ardhshme të dalin në shitje 25 mijë bileta.

Zakonisht, për koncerte të tilla krijohet një skenë e veçantë në shkretëtirë.

Rihanna u ka dërguar organizatorëve të koncertit një dokument me 38 faqe, ku ka paraqitur kërkesat e saj, mes të cilave janë sapuni antibakterial dhe limonët

Ryva Kajtazi këngë dhe video-klip të ri

Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi ka promovuar këngën “Nëpër shtratin tënd”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe video-klipin.

Kënga është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga Aida Baraku.

Videoklipi është punuar nga produksioni “Video Art” nga Gjilani.

Adrian Gaxha me dashuri të re

Trëndafil i bardhë, përsëri me lule dhe bisedoj në zemrën time …” janë fjalët me të cilat Adrian Gaxha ka marrë lule nga Helena Rosa, një prezantuese maqedonase shumë e popullarizuar në Maqedoni me të cilën Gaxha shoqërohet si shumë, veçanërisht gjatë fundjavave.

Helena ka dhuruar lule jo në rrethanat e përditshme, por në ora 4 të mëngjesit pas festës së organizuar në “Club Colosseum” në Shkup.

Ky fakt bën përshtypje se Adriani ka diçka më shumë me këtë vajzë sesa thjesht miqësi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Ora

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free